Google ADS

Zvicra shënon numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli

15:15 | 7 Tetor 2020
L G

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Zvicër janë regjistruar 1.077 raste të reja të koronavirusit.

Kjo është hera e parë që shënohen mbi 1.000 raste të reja me Covid-19 që nga fillimi i prillit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin helvetik ka shkuar në 57.709.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe dy viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 1.789.

Numri më i madh i rasteve për 24 orë ishte shënuar më 23 mars – 1456, ndërsa kjo shifër kishte rënë në nivelin më të ulët më 1 qershor – vetëm tri raste për një ditë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme