Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar transportues të blinduar ushtarakë të prodhimit zviceran për në Ukrainë, duke cituar politikën e saj të neutralitetit për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.
Duke cituar konfirmimin e agjencisë, televizioni kombëtar zviceran, SRF bëri të ditur se Sekretariati Shtetëror për Marrëdhëniet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Danimarkës për të dërguar rreth njëzet automjete ushtarake “Piranha III” në Ukrainë.
SECO nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters mbi vendimin e marrë.
Si shtet neutral, Zvicra kërkon që të gjithë shtetet e huaja që blejnë armë të prodhimit zviceran të kërkojnë leje për ri-eksportimin e tyre.
Në prill ata vendosën veton e tyre për ri-eksportimin e municioneve të prodhimit zviceran, të përdorura në tanket kundërajrorë. Gjermania po dërgon në Ukrainë. Ata gjithashtu kundërshtuan kërkesën e Polonisë për të blerë armë për t’i ardhur në ndihmë fqinjëve të Ukrainës.
Ndryshe nga e kaluara Zvicra ndryshoi qëndrim dhe miratoi sanksionet e Bashkimit Evropian, të vendosura për të ndëshkuar Rusinë mbi pushtimin e Ukrainës, një sulm që Moska e përshkruan si një operacion të posaçëm ushtarak për çarmatosjen dhe “de-nazifikimin” e Ukrainës.
Por neutraliteti zviceran tashmë përballet me provën e tij më të madhe në dekada ndërsa një debat i brendshëm po zhvillohet mbi mënyrën se si të interpretohet politika që e mbajti Zvicrën jashtë të dy luftërave botërore gjatë shekullit të 20-të./REL/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person