Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund ta rrisë trysninë ndërkombëtare ndaj vendit neutral për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Kjo figurë, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022.
Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.
Kjo rënie pritet të nxitë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për të vendosur sanksione për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ajo.
Megjithëse Zvicra i ka rritur përpjekjet për t’i luftuar kompanitë dhe individët që e përdorin shtetin e saj për t’iu ikur sanksioneve, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë.
Zvicra deri tani i ka miratuar të gjitha masat evropiane, qëllimi i të cilave është t’ia pamundësojnë Rusisë marrjen e mallrave dhe teknologjisë për ushtrinë e vet, por Berni e ka zgjedhur edhe rrugën e vet.
Dhoma e ulët e Parlamentit të Zvicrës nuk pranoi javën e kaluar t’i bashkohej një taskë-force ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pjesë e së cilës janë Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Komisioni Evropian, Franca Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe./rel
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit