Zvicra vazhdon të ketë një nga të ashtuquajturat incidencat (numri i rasteve të reja me një sëmundje të caktuar) më të larta në Evropë sa i përket koronavirusit. Sipas kësaj, sot, e mërkurë, në Zvicër llogaritet që në 100,000 banorë, të ketë 308 njerëz të prekur nga Covid-19, shkruan sda.ch, duke iu referuar të dhënave zyrtare.
Deri më tani, në Zvicër janë kryer gjithsej 202,633 teste për zbulimin e koronavirusit, 15 për qind e të cilave kanë rezultuar pozitive.
Bazuar në shifrat e fundit, autoritetet zvicerane janë të sigurta se përhapja e virusit është stabilizuar ose madje është në fazën e rënies, transmeton albinfo.ch. Javën tjetër, do të shihet më qartë se ku qëndron Zvicra në të vërtetë në këtë epidemi, ka thënë të marten, Patrick Mathys nga BAG.
Këshilli Federal do të vendosë të enjten (nesër, më 16 prill) se cilat nga masat e ndërmarra mbrojtëse mund të zbuten në javët e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Do të jetë një zbutje e kujdesshme në mënyrë që numri i infeksioneve të mos rritej përsëri, ka thënë Mathys.
Mendimet e shkencëtarëve se cilat masa mund të zbuteshin të parat, ndryshojnë shumë mes vete.
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta