Në mediat zvicerane ka zënë vend debate që nëse Zvicra duhet t’i kërkojë të dashures së Vladimir Putinit dhe katër fëmijëve të tyre të largohen nga Zvicra.
Disa komentues të mediave dhe ligjvënës nuk mendojnë se Zvicra duhet t’i sigurojë një strehë të sigurt të dashurës afatgjatë të presidentit rus, Alina Kabaeva, dhe katër fëmijëve të vegjël të çiftit, transmeton portal arbresh.info
Kabaeva thuhet se po qëndron në një shtëpi “shumë të sigurtë dhe private” jashtë Luganos.
Putini dihet se ka lidhje të forta me rajonin, duke pasur prona dhe duke frekuentuar Luganon përpara se të fillonte pushtimi në Ukrainë.
Kabaeva u largua nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë.
39-vjeçaja, fituese e medaljes së artë olimpike, besohet se ka katër fëmijë me Presidentin rus.
Ata kanë vajza binjake 7-vjeçare, të cilat kanë lindur në qytetin zviceran të Luganos në shkurt të vitit 2015 dhe besohet se kanë edhe dy djem, megjithëse mosha apo ekzistenca e tyre nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht. Të katër fëmijët kanë nënshtetësi zvicerane.
Putini kurrë nuk e ka diskutuar jetën e tij private.
Në vitin 2018 Putini tha se “nuk lejon askë të ndërhyjë në jetën private të tij”, madje ai shtoi se “gjithmonë ka reaguar negativisht ndaj njerëzve që kanë futur hundët në jetën e të tjerëve”.
Mediat zvicerane kanë theksuar se partnerja dhe fëmijët e Putinit po qëndrojnë në Zvicër edhe pse Zvicra i është bashkuar vendeve Perëndimore për sanksionet kundër Rusisë.
Paketa e sanksioneve përfshin ngrirjen e aseteve personale të Putinit, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të jashtëm Sergej Lavrov.
Një numër i kompanive dhe bankave ruse janë gjithashtu në shënjestër.
Këshilli Federal i Zvicrës i është bashkuar më tej BE-së në mbylljen e hapësirës ajrore për avionët me marka ruse dhe ka filluar dërgimin e ndihmave në Poloni për të ndihmuar në vendosjen e refugjatëve ukrainas.
“Zvicra rikonfirmon solidaritetin e saj me Ukrainën dhe popullin e saj”, thuhet në deklaratën e Këshillit javën e kaluar./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...