Burgu i Schaffhausenit është i vogël dhe i vjteër, të burgosurit mund të arratisen shumë lehtë. Për fat të keq nuk është rast i vetëm, pasi shumica e burgjeve rajonale e të qarkut janë në gjendje të ngjashme.
Benjamin Brägger, ekspert i çështjeve ndëshkuese, për SRF ka pohuar: “Në Zvicrën Perëndimore kemi shumë burgje të vjetra kantonale, njofton Albinfo.ch.
Por edhe të gjithë burgjet që janë përgjegjës për Zvicrën Perëndimore, janë vjetruar. Në Zvicrën gjermanishtfolëse kemi probleme të shumtë me burgjet rajonale e të qarkut. Ata janë zakonisht më të vjetër se 100 vite dhe shumë pak investohet në ta. Në burgjet e mëdhenj, Qeveria zvicerane merr pjesë me 35 për qind në riparimin dhe rindërtimin e tyre. Rasti i tillë nuk është edhe me burgjet më të vegjël. Kjo është arsyeja që kantonet kanë probleme për ta përshtatur infrastrukturën”, ka përfunduar eksperti zviceran.
Të përkujtojmë se para dy ditësh, nga një burg i Gjenevës u arratisën tre persona, pasi alarmi nuk ishte vënë në funksion.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...