Zvicra, njëherë për njëherë nuk do të kthejë në Hungari azilkërkeuesit kundër vullnetit të tyre, edhe pse këtë gjë ia mundëson Marrëveshja e Dublinit, ku Zvicra është nënshkruese.
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) planifikon që fillimisht t`i sqarojë me Hungarinë kushtet e pranimit të azilkërkuesve që ofron ajo, shkruan «NZZ am Sonntag» sot. Këto masa po merren për të zbatuar një vendim që Gjykata Federale Administrative e Zvicrës kishte marrë në maj të këtij viti.
Vendimi në fjalë u rekomandonte autoriteteve të vendit ndalimin e kthimit të refugjatëve në Hungari, edhe në rastet kur ata në atë shtet e kanë paraqitur për herë të parë kërkesën për azil, transmeton albinfo.ch Kjo për faktin se ishte konstatim i përgjitshhëm se Hungaria nuk ofronte kushtet e domosdoshme për strehim të azilkërkuesve.
Ndërsa SEM në qëndrimin e tij synon që para se të vendosë për lejimin e kthimit të azilkërkuesve në Hungari të hetojë nëse në atë vend ka shkelje sistematike të të drejtave të azilkërkuesve.
Nga fillimi i këtij viti deri më tash, Zvicra ka dëbuar 12 azilkërkues në Hungari ndërsa ka bërë 102 këkrkesa të tjera për një gjë të tillë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...