Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se është “shumë e mundshme” që Zvicra neutral të ndjekë hapat e Bashkimit Europian dhe të sanksionojë Rusinë.
Cassis, i intervistuar në televizionin publik zviceran në gjuhën franceze RTS, tha se Këshilli Federal shtatë-anëtarësh do të mblidhet të hënën dhe do të shqyrtojë rekomandimet nga departamentet e financave dhe ekonomisë, transmeton portal arbresh.info
I pyetur nëse Zvicra — një qendër e madhe financiare dhe qendër tregtare e mallrave — do të ndiqte BE-në në ngrirjen e aseteve ruse, ai tha: “Ka shumë të ngjarë që qeveria të vendosë ta bëjë këtë nesër, por nuk mund të parashikoj vendime që nuk janë marrë ende”.
Cassis tha se neutraliteti i Zvicrës duhet të ruhet dhe se ajo është e gatshme të ofrojë zyrat e saj për diplomacinë nëse bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë në kufirin Bjellorusi nuk kanë sukses.
Rusët mbanin gati 10.4 miliardë franga zvicerane (11.24 miliardë dollarë) në Zvicër në vitin 2020, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Zvicrës.
Zvicra është përballur me presion në rritje për të anuar nga Perëndimit në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë./Reuters/arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër