Zvicra, e cila promovon barazinë e grave në vendin e punës, është renditur si vendi më i mirë për të drejtat e grave, njoftoi Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD).
Pas saj vinin Danimarka, Suedia, Franca dhe Portugalia, sipas një treguesi që rendit 120 vende për nga mënyra se si e trajtojnë diskriminimin kundër grave, me ligjet dhe reformat e tyre politike.
Ndërkohë, Guinea, Jordania, Irani, Pakistani dhe Jemeni renditeshin në fund të treguesit të OECD-së për Institucionet Sociale dhe Gjininë.
Treguesi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Diskriminimi gjinor, duke përfshirë gjymtimin e organeve femërore, shkeljen e të drejtave riprodhuese, pagat dhe dhunën gjinore, vlerësohet se i kushton ekonomisë globale 6 trilion dollarë, ose 7.5 për qind të vlerës, thuhet në raport.
OECD i jep Zvicrës rezultatin 8.1 në renditje për diskriminimin gjinor “shumë të ulët” si dhe për ligje të forta dhe norma shoqërore që trajtojnë këto çështje.
Ndërsa Jemeni kishte rezultatin 64 për ashpërsinë e normave gjinore që kufizojnë liritë, qasjen financiare, dhe drejtësinë për viktimat femra të dhunës dhe përdhunimit.
“Pavarësisht nga një mirëkuptim global se barazia e grave është një përparësi e ngutshme, po lëvizim shumë ngadalë në mbylljen e hendekut gjinor, madje në disa vende hendeku është zgjeruar” tha në një deklaratë shefja e stafit të OECD, Gabriela Ramos, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova.
Hendeku i pagave mes gjinive është 13.6 për qind në vendet e zhvilluara të marra së bashku, ndërkohë që gratë zënë më pak se një të katërtën e vendeve parlamentare në shkallë botërore, tha ajo.
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...