Zvicra ka zgjeruar listën e sanksioneve kundër Rusisë duke përfshirë masa shtesë të miratuara së fundmi nga BE, njoftoi sot qeveria e vendit.
Duke iu referuar paketës së sanksioneve anti-ruse të miratuar nga BE më 24 qershor, Ministria e Ekonomisë zvicerane njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj 69 individëve dhe 86 subjekteve shtesë.
“Këto sanksione synojnë kryesisht biznesmenë, propagandistët, anëtarët e forcave të armatosura ruse dhe gjyqësorin, personat përgjegjës për deportimin e fëmijëve ukrainas dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB)”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se për momentin më shumë se 2200 individë dhe subjekte janë sanksionuar./abcnews.al
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot