Zvicra mbylli hapësirën e saj ajrore të mërkurën pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve.
Lajmi u dha nga zyrtarët e autoritetit civil të aviacionit zviceran ku thuhej se: “Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”.
Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik, por thuhej se “kërkohet ndjesë për këtë incident dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Zyrihut dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje”.
Më herët, aeroporti i Gjenevës tha në një postim në Twitter se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit (0900 GMT) për shkak të dështimit të sistemit kompjuterik.
Agjencia zvicerane e lajmeve “ATS-Keystone” tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos./REL/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...