Zvicra mbyll hapësirën ajrore?

00:05 | 2 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Zvicra po shqyrton mundësinë e mbylljes së hapësirës ajrore mbi Gjenevën gjatë samitit të presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Joseph Biden.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Zvicrës, Mireille Fleury, transmeton portali arbresh.info

“Është e mundur që hapësira ajrore të mbyllet dhe të monitorohet. Tani për tani ende nuk ka një vendim përfundmtar”, tha Mireille Fleury, duke shtuar se “përgatitjet po vazhdojnë”.

Përveç mbylljes së hapësirës ajrore, masat për vendosjen e forcave shtesë të mbrojtjes ajrore, si dhe aeroplanë luftarakë, po konsiderohen për të garantuar sigurinë e presidentëve.

Putin dhe Biden janë planifikuar të takohen në Gjenevë më 16 qershor, i cili do të jetë takimi i parë ruso-amerikan qëkur Putini dhe paraardhësi i Biden, Donald Trump, u takuan në Helsinki në korrik 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme