Google ADS

Zvicra lehtëson masat anti-COVID, rihap restorantet

12:45 | 13 Maj 2021
V. S.

Zvicra pritet të lehtësojë masat anti-Covid, duke rihapur restorantet që kanë qenë të mbyllur që nga 31 maji.

Qeveria Zvicerane ka deklaruar se situata epidemiologjike është duke u përmirësuar, pasi vendi ka regjistruar ulje të numrit të rasteve, viktimave dhe pacientëve të shtruar në spitale.

Grumbullimi i personave mund të rritet nga 100 tani në 300 persona.

Për sa i përket punës nga shtëpia, nga 31 maji, asnjë punonjës nuk do të jetë më i detyruar të punojë nga shtëpia.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në 26 maj./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme