Një koleksion i veturave luksoze, i sekuestruar nga zëvendëspresidenti i Guinesë Ekuatoriale, Teodorin Obiang Nguema, do të vendoset në shitje përmes ankandit në Zvicër.
Pritet që veturat të shiten për një çmim të përgjithshëm prej 18.5 milionë frangave zvicerane.
“Ky është një rast i veçantë. Është koleksion privat i super-veturave, të cilat kanë shumë pak kilometra të kaluara”, tha Philip Kantor nga kompania e ankandeve “Bonhams”.
Në mesin e veturave që do të shiten në një klub golfi në Gjenevë të dielën janë shtatë vetura “Ferrari”, tri vetura “Lamborghini”, pesë vetura “Bentley”, një veturë “Maserati” dhe një veturë “McLaren”.
Veturat që pritet të shiten me çmimin më të lartë janë Lamborghini Veneno Roadster, i cili vlerësohet me çmim prej 4.8 deri 5.7 milionë eurosh, dhe një Ferrari hibrid me ngjyrë të verdhë, i cili pritet të shitet me çmim prej 2.4 deri 2.6 milionë eurosh.
Veturat janë konfiskuar nga drejtësia zvicerane pas fillimit të hetimeve në vitin 2016 kundër djalit të diktatorit Teodoro Obiang Nguema, i cili ka qenë në pushtet qe 40 vjet.
Përpos konfiskimit të pasurisë, autoritetet e Guinesë Ekuatoriale janë pajtuar t’ia paguajnë Zvicrës 1.3 milion franga për t’i mbuluar shpenzimet e gjykatës dhe procedurave administrative, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
AGK-ja e shqetësuar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmues...
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...