Rezultatet e Barometrit Rinor të CS tregojnë se të rinjtë zviceranë, të huajt dhe refugjatët në Zvicër, shumë më pak i perceptojnë si një problem sesa vetëm disa vite më parë.
Që nga viti 2015, numri i të rinjve që e konsiderojnë migracionin si një problem të rëndësishëm ka rënë nga mbi 50, në 29 për qind. Në krizën e refugjatëve, rëndësia e temës ishte ngritur shkurtimisht në 2015 dhe 2016, por ra përsëri në 2018 në nivelet e para krizës. Në vend të kësaj, të rinjtë më tepër shqetësohen për pensionin e tyre. Në 53 për qind, dalja në pension është deri tani problemi më i theksuar, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Përveç kësaj, emigracioni po bëhet gjithnjë e më pozitiv. Në vitin 2010, vetëm 7 për qind e të anketuarve imigracionin e kanë vlerësuar si një avantazh ose një mundësi, krahasuar me 16 për qind në vitin 2018. Për 24 për qind, emigracioni nuk është aspak problem, në vitin 2010 kjo shifër ishte vetëm 14 për qind. Dhe numri i personave për të cilët numri në rritje i të huajve është një problem i madh ose shumë i madh, ka rënë nga 46, në 31 për qind.
Për Cloe Jans, bashkautorë e Barometrit Rinor të CS, ky zhvillim është befasues. “Ky është një ndryshim masiv në perceptimin e problemit brenda pak vitesh”. Shumë gjëra lidhen ndoshta me faktin se gjenerimi i imigrantëve nga Ballkani është i integruar mirë në Zvicër. “Shumë të rinj u arsimuan me persona nga Ballkani dhe ata i shihnin ato si pjesë të shoqërisë zvicerane. Në këtë rast, shkolla ka luajtur rolin e një makine të integrimit”.
Sidoqoftë, për zviceranët më të vjetër, skepticizmi është ende i lartë për shkak se mungon një përvojë e tillë integrimi. Një faktor tjetër mund të jetë media sociale. “Përmes platformave si Facebook ose Instagram, adoleshentët marrin njohuri për jetën e të tjerëve anembanë botës. Kjo nxit tolerancën dhe të kuptuarit e situatave të tjera”.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem