Zvicra heq gjobën prej 100 frangash për mosmbajtje të distancës

15:14 | 4 Qershor 2020
Arbresh Info

Deri më tash, policia ka gjobitur shumë njerëz për shkeljen e masës mbrojtëse të mbajtjes së distancës për shkak të koronavirusit. Këshilli Federal tani ka shfuqizuar dispozitën përkatëse

Këshilli Federal ka hequr gjobat me të cilat dënoheshin ata që nuk e mbanin distancën mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo masë kishte hyrë në fuqi menjëherë pas përhapjes së pandemisë, shkruan sda.ch.

Megjithatë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ende rekomandon që të ruhet distanca prej dy metrash  kur bëhet fjalë për kontakte mes personave, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, në dritën e numrit të ulët aktual të infeksioneve, kërcënimi me gjobë nuk duket më i justifikuar, citon  Tamedia Zyrën Federale të Shëndetit publik sot.

Apel për përgjegjësi personale

Tani, si pjesë e lehtësimit aktual, duhet të dalë në pah vetë-përgjegjësia e qytetarëve, thonë autoritetet. Megjithatë, masat kundër Cobvid 19 vazhdojnë të parashikojnë gjoba në disa raste, përcjell albinfo.ch. Fjala është për tubimet e një numri të madh të njerëzve dhe për kalimin e kufijve shtetërorë për të bërë furnizimet (Shopping turizëm).

Një shkelje e rregullit për mbajtje të distancës mund të ju kushtojë me në gjobë prej 100 frangash. Në shumë raste, policia ka gjobitur personat që nuk kanë mbajtur distancën. Në praktikë ka pasur debate rreth mënyrës sesi duhet interpretuar rregulli i distancës.

Tani këto diskutime të lodhshme kanë mbaruar, transmeton albinfo.ch. BAG ka informuar kantonet përgjegjëse për zbatimin javën e kaluar për heqjen e gjobës sa i përket (mos)mbajtjes së distancës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme