Turistët që shijojnë pamjet e liqeneve të Zvicrës si të Lucernit, Thun ose Neuchatel mund të habiten kur të mësojnë se çfarë fshihet nën ato ujëra të pacenuara alpine.
Për vite të tëra, ushtria zvicerane i përdori si vendgrumbullim të municioneve të vjetra, duke besuar se ato mund të hidheshin në mënyrë të sigurt atje.
Ato u zhytën në këto tre bukuri midis viteve 1918 dhe 1964 në një thellësi 150 dhe 220 metra.
Vetëm në liqenin e Lucernit vlerësohet se ka rreth 3,300 ton municione dhe 4,500 ton në ujërat e Neuchatel, të cilat forcat ajrore zvicerane i përdorën për praktikën e bombardimeve deri në vitin 2021.
Por këtë vit, departamenti zviceran i mbrojtjes po ofron 57 mijë dollar për idenë më të mirë për ti nxjerrë nga aty. Gara e propozimeve do të jetë e hapur deri më 6 shkurt 2025, ndërsa fituesit janë planifikuar të shpallen në prill.
Por Gjeologët paralajmërojnë për rreziqet, që sipas tyre konsistojnë në faktin së pavarësisht se është nën ujë, nuk përjashtohet mundësia e shpërthimit, sepse në shumë raste ushtria nuk i ka hequr siguresat para se të hidhte municionet”.
Dhe së dyti është ndotja e ujit dhe e tokës prej lëndëve toksike. Kjo nuk është hera e parë që Zvicra lëviz për t’u marrë me municione historike. Përpjekjet janë bërë ndër vite, por pa sukses./oranews/
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...