Google ADS

Zvicra do të vendos masa të reja kundër koronavirusit

16:19 | 3 Dhjetor 2021
A. B.

Zvicra ka njoftuar të premten se do të vendos masa më të rrepta kundër COVID-19.

Qeveria zvicerane po lufton për të frenuar një rritje të infeksioneve dhe prezencën e variantit Omicron, shkruan Reuters transmeton arbresh.info

Vendi do të zgjerojë kërkesën për mbajtjen e maskave dhe për të futur në funksion certifikatën që vërteton se një person është vaksinuar ose është shëruar nga virusi.

Maskat do të duhen të vendosen në ambiente të mbyllura kudo që zbatohet certifikata.

Qeveria gjithshtu përforcoi mesazhin e saj që njerëzit të punojnë nga shtëpia, duke lejuar që ngjarjet dhe vendet e organizimit të kufizojnë hyrjen vetëm për njerëzit që janë vaksinuar ose shëruar.

Masat do të hyjnë në fuqi të hënën, më 6 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri më 24 janar. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme