Zvicra do të jetë ndërmjetëse mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve

13:31 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Zvicra është gati të bëhet ndërmjetëse mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për krizën në gadishullin korean, citohet të ketë thënë presidentja Doris Leuthard, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info

“Ne jemi gati të ofrojmë rolin tonë si ndërmjetës”, ka thënë Leuthard në një konferencë shtypi. “Është koha të ulemi në një tavolinë. Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi”.

Trupat zvicerane u vendosën në zonën e demarkacionit midis Jugut dhe Koresë së Veriut [pas Luftës së Koresë së 1950-1953], tha Leuthard, duke shtuar se Zvicra kishte një histori të gjatë të diplomacisë neutrale.

SHBA dhe Kina janë gjithashtu përgjegjëse për trajtimin e krizës koreane, theksoi ajo.

“Ne duhet të gjejmë se ku mund të takohen ministrat e jashtëm (Koresë Veriore dhe SHBA-ve”, ka thënë Leuthard./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme