Zvicra ka ndaluar dërget e armëve gjermane në Ukrainë, sepse kjo do të nënkuptonte dërgimin e municioneve të prodhuara në Zvicër për automjetet e blinduara Marder, raporton Reuters.
Lajmi vjen në një kohë kur kancelari gjerman Olaf Scholz po përballet me kritika në rritje për dështimin e qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, ndërsa aleatët e tjerë perëndimorë po shtojnë furnizimet, transmeton portal arbresh.info
Marder, i prodhuar nga prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall (RHMG.DE), përdor municion të prodhuar në Zvicër dhe Zvicra ka ndaluar rieksportin e materialit të tillë luftarak në zonat e konfliktit.
Një zëdhënës i Sekretariatit të Shtetit të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) tha se kishte marrë dy kërkesa nga Gjermania në lidhje me transferimin e municioneve që ajo kishte marrë nga Zvicra në Ukrainë.
“Të dyja kërkesat e Gjermanisë kanë marrë përgjigjje negative në lidhje me neutralitetin zviceran dhe kriteret e detyrueshme për refuzimin e ligjit për materialet e luftës”, tha zëdhënsi./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...