Në vitin 2018 zviceranët në përgjithësi janë ndjerë shumë të sigurt, optimistë për të ardhmen e Zvicrës, dhe kanë treguar më pak pesimizëm për politikën ndërkombëtare, krahasuar me të kaluarën.
Këto janë të gjeturat e studimit për siguri në vitin 2018, të kryer nga akademia ushtarake dhe Qendra për Studime të Sigurisë në Zurich.
Që nga viti 199 anketimi vjetor ka analizuar trendët në opinionin publik për siguri, politika të jashtme dhe të mbrojtjes.
Raporti i këtij viti ka pasur theks të veçantë për luftën kundër terrorizmit.
Siç thuhet më tej, 95 për qind e zviceranëve ndjehen shumë të sigurt, dhe frika nga krimi është shumë e vogël.
Rreth 85 për qind e tyre kanë thënë se ndjehen optimistë për të ardhmen e Zvicrës, krahasuar me 80 për qind vitin e kaluar.
Për 64 për qind të zviceranëve më e rëndësishme është mbrojtja kundër terrorizmit, se liria personale.
Besimi në institucionet e Zvicrës dhe në autoritete në përgjithësi është i lartë.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...