Zyra e Migrimit flet për martesë fiktive, ajo ishte martuar 6 herë deri më tani 3 nga bashkëshortët e saj të deritashëm ishin kosovarë.
Një grua 69 vjece nga Aragau është martuar me një 34 vjecar nga Kosova. Në fakt ata duan të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në Zvicër.
Por autoritetet janë kundër, janë gjyqtarët ata që do të mund të vendosin, shkruan Aargauer Zeitung.
Për të dëshmuar para gjyqtarëve lidhjen e saj, ajo u lejua nga gjykata që të bisedonte përmes lidhjes së internetit (chat) me burrin e saj nga salla e gjyqit.
Ajo e quan atë “Herzblatt” (emër përkëdhelës për të dashurin e saj), ndërsa ai atë “Schatzi”. Ajo së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të shtatëdhjetë ndërsa burri i saj atë të tridhjetë e pesë.
Para tre vitesh ata të dy ishin martuar në Kosovë, në vendlindjen e burrit, për gruan kjo ishte martesa e 6 -të, gjithashtu 3 nga bashkëshortët e saj më të hershëm ishin kosovarë.
Çifti po “ëndërronin për një të ardhme të përbashkët”, prandaj ata aplikuan për bashkim familjar menjëherë pas martesës, por që ishte refuzuar nga Zyra për Migrim dhe Integrim, përcjell albinfo.ch.
Kjo zyrë nuk u beson përbetimeve të bëra nga çifti dhe e konsiderojnë këtë si një martesë të rreme. Gruaja nuk e ka pranuar vendimin e Zyrës së Migracionit dhe ka ushtruar një ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit Aargau. Kjo e fundit tani duhet të vendosë nëse dashuria mes çiftit është e vërtetë apo jo.Gjatë gjykimit, kryetari i trupit gjykues dëshiroi të dinte më shumë rreth burrit, ku jeton, me cfarë merret dhe ku punon. Gruaja tregonse ai jeton në një fshat të vogël pranë një qyteti, dhe në një shtëpi me 4 dhoma e që i përket familjes së burrit, ndërsa burri i saj kujdeset për kopshtin dhe kërkon punë, sepse situata në Kosovë është e vështirë.
Ata ishin njohur në facebook dhe kishin kaluar më shumë se 5 vite. Në vitin 2016 ajo kishte marrë rrugën për Kosovë duke qëndruar për disa ditë dhe pastaj për tu kthyer sërish.
Në vitin 2017 ata kishin bërë plane për dasme dhe të martoheshin në Zvicërr, por që Zyra e Migracionit nuk e kishtë lejuar të hynte në territorin zviceran dhe ajo nuk kundërshtoi asgjë, dhe vendosi të martohej në “zemrën e saj” në Kosovë, transmeton /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?