Google ADS

Zviceranët votojnë për përfundimin e kufizimeve ndërsa rastet rriten

07:15 | 27 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Ministri zviceran i Shëndetësisë Alain Berset është gjetur në një siklet të madh.

Në Zvicër më pak se dy të tretat e popullsisë është e vaksinuar plotësisht, duke u bërë kështu vendi me normat më të ulta të vaksinimit në Europën Perëndimore, transmeton portal arbresh.info

Kohëve të fundit, Zvicra është duke përjetuar rritje të infeksioneve me Covid-19, ku rastet janë duke u rritur me 40 deri në 50 përqind çdo javë.

Zviceranët kanë votuar që të hiqen kufizimet e Covid-19 në tërësi, duke e vënë kështu qeverinë në “siklet”.

Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ka kryer një akt të ndërlikuar balancues, duke u përpjekur të vendosë masa për të kontrolluar përhapjen e Covid-it, duke i qëndruar ende besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, në të cilin qeveria ka pak fuqi formale dhe njerëzit kanë fjala e fundit.

Zvicra asnjëherë nuk ka përjetruar kufizime të rrepta sikuse fqinjët e saj. Njerëzit u lejuan jashtë për të ushtruar sa herë që dëshironin dhe shkollat u mbyllën vetëm për disa javë.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se pandemia i ka përqendruar mendjet e votuesve se sa të rëndësishëm janë punonjësit e tyre shëndetësorë – pothuajse 70% thonë se do të votojnë po për kërkesat e infermierëve.

Në certifikatën Covid, gjërat janë pak më të shtrënguara, por rreth 60% e votuesve duken të gatshëm të mbështesin mbajtjen e certifikatës, dhe bashkë me të edhe kufizimet e lehta./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme