Të hënën, një grua hyri në një dhomë në Spitalin Kantonal në Lucern dhe duke u paraqitur si infermiere, rrëmbeu një foshnjë të porsalindur. U arrestua shpejt.
Një histori e tmerrshme, për fat, me një fund të lumtur.
Një grua ka rrëmbyer një foshnjë të porsalindur nga Klinika gjinekologjike e spitalit kantonal në Lucern. Rrëmbyesja e dyshuar u arrestua dhe foshnja iu kthye prindërve të saj, sipas Ministrisë Publike të Lucernit. Fëmija u shërua brenda ditës. Është hapur një hetim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gruaja hyri në një dhomë të Klinikës gjinekologjike, duke u thënë prindërve se ishte infermiere, njoftoi prokurori. Më pas ajo rrëmbeu foshnjën treditore. “Falë hetimeve të gjera”, thuhet në komunikatë, “rrëmbyesja e dyshuar është arrestuar në vendbanimin e saj në Zvicrën qendrore”. I porsalinduri iu kthye prindërve të tij, të cilëve iu është dhënë mbështetje psikologjike dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur Ministria Publike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...