Këtë vit, Zvicra përjetoi gushtin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1864. Temperatura mesatare deri tani ka qenë 17 gradë Celcius, 2.7 gradë mbi normën e periudhës 1991-2020.
Siç njoftoi të premten MeteoSwiss, një rekord i ri gushti ka të ngjarë të vendoset në Samedan, kantonin Graubünden, me një temperaturë mesatare prej 14.5 gradë. Kjo do të ishte 0.3 gradë më e lartë se vera e nxehtë e vitit 2003.
Një rekord i ri pritet gjithashtu në Jungfraujoch me një mesatare mujore prej 3.3 gradë. Rekordi i mëparshëm ishte 3.0 gradë, shkruan swissinfo. Në Lugano, mesatarja mujore prej 24.8 gradë ka të ngjarë të jetë e njëjtë me atë të vitit 2003./abcnews/
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurohet një shkollë dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Nag...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...