Zvicër: Prokurori po heton rastin e 22 vjeçarit që sulmoi tre anëtarët e familjes

23:37 | 19 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ngjarja ku djali rrahu nënën, babain e vëllain bëri që policia e prokuroria të ndërmarrë masa të menjëhershme.

Një ngjarje e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme (e diel) ka bërë që prokurori të nis procedurat e hetimit ndaj një 22 vjeçari italian që jeton në Zvicër.

Një 22 vjeçar sulmoi tre anëtarët e familjes së tij gjatë ditës së djeshme në Trimbach SO.

Prokuroria tani ka hapur një procedurë hetimore ndaj tij. I dyshuari sulmoi vëllain nënën dhe babain.

Nëna e tij mbeti e lënduar rëndë ndërsa 22 vjeçari u arrestua në stacionin Olten.

Tani zyra e prokurorit public në Solothurn ka hapur rast penal kundër tij për vrasje në tentative më qëllim të shumfishtë si dhe plagosje të rëndë.

Gjithashtu ndaj tij u kërkua edhe paraburgimi, shkruan 20 minuta, përcjell Albinfo.ch.

Për mënyrën sesi djali plagosi familjarët e tij, prokurori nuk mund të jepte asnjë informacion. Të gjithë viktimat janë jashtë rrezikut, përcjell Albinfo.ch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme