Zv/presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, javën e ardhshme do të vizitoj Kolumbinë për të shprehur “mbështetje të palëkundur” për udhëheqësin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Pence do të mbërrijë më 25 shkurt dhe do t’i adresohet Grupit Lima, i cili është i përbërë nga dhjetëra kombe të Amerikës Latine, të cilët janë të fokusuar për të gjetur një rezolutë ndaj krizës së gjatë të Venezuelës.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Pence në adresimin e tij do të theksoj se është koha që presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, t’i dorëzoj pushtetin Guaido-s, i cili muajin e kaluar u vetë-shpall president i përkohshëm i vendit.
“Juan Guaido është lider i vetëm legjitim i Venezuelës dhe është koha që Nicolas Maduro të largohet. SHBA-të janë krenar që i bashkohen Grupit Lima dhe partnerëve të tjerë global për të renditur burimet tona, për të ofruar ndihma humanitare të nevojshme dhe për të qëndruar së bashku me njerëzit e Venezuelës derisa demokracia dhe liria të rivendosen plotësisht”, tha zëdhënësja e zv/presidentit amerikan, Alyssa Farah.
Zv/presidenti amerikan po ashtu do të takoj presidentin kolumbian, Ivan Duque, si dhe familjet venezuelase që janë larguar nga vendi.
SHBA ishte vendi i parë që njohu Guaido-n si udhëheqës të ligjshëm të Venezuelës dhe më pas atë e mbështetën edhe dhjetra vende të tjera, përfshirë shumicën e vendeve të Amerikës Latine dhe Kanadanë.
Të martën, Japonia ishte vendi i fundit që njohu Guaido-n si president të përkohshëm të vendit.
SHBA ka udhëhequr një fushatë ndërkombëtare për të kërkuar presionin ekonomik dhe diplomatik mbi Maduro-n, duke përfshirë sanksionimin e kompanisë shtetërore të naftës në vend.
Maduro këmbëngul se ai është viktimë e një grusht shteti të orkestruar nga SHBA-të në mes të një krize ekonomike dhe humanitare në Venezuelë.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Venezuela po përjeton mungesa të përhapura të ushqimit dhe ilaçeve, si dhe ka normat më të larta të inflacionit në botë.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...