Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini, njëherësh zëvendëskryeministër, i krahasoi emigrantët afrikanë me skllevër.
Salvini, nga partia Liga, i bëri këto komente gjatë një konference për emigrantët, me dyer të mbyllura, të organizuar nga Austria, e cila mban presidencën e radhës të BE.
“Kam dëgjuar dikë të thotë se kemi nevojë për emigrant sepse popullsia po plaket. Unë i shoh gjërat krejtësisht ndryshe”, tha Salvini.
“Unë paguhem nga qytetarët që të ndihmoj të rinjtë tanë të fillojnë të kenë prapë fëmijë ashtu siç kanë pasur disa vite më parë dhe jo të çrrënjosim më të mirën e rinisë afrikane për të zëvendësuar evropianët që nuk kanë fëmijë… Ndoshta në Luksemburg kjo është e nevojshme. Në Itali është e nevojshme që t’iu ndihmohet fëmijëve tanë të kenë fëmijë, jo të kemi skllevër të rinj për t’i zëvendësuar fëmijët që nuk i kemi”, tha Salvini.
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje