Shefi i Facebook-ut është duke ju përgjigjur pyetjeve të politikanëve amerikanë për skandalin e të dhënave private të Cambridge Analytica në ditën e dytë.
Gjatë një shkëmbimi të mëhershëm Mark Zuckerberg refuzoi të ndryshojë kuadrat e privatësisë për të gjithë përdoruesit në mbledhjen minimale të informacioneve private, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një situatë e komplikuar”, tha Zuckerberg.
“Kjo është zhgënjyese për mua”, u përgjigj kongresmeni Demokrat Frank Pallone.
Më vonë, z. Zuckerberg u pyet nëse ai kishte planifikuar veprim ligjor kundër Aleksandr Kogan, hulumtuesi i cili kishte mbledhur dhe shitur të dhënat e përdoruesve për konsulencën politike Cambridge Analytica.
Në përgjigjen e tij, z. Zuckerberg zbuloi se po studionte edhe opsione kundër universitetit ku Kogan ishte me bazë.
“Ajo që kemi gjetur tani është se ekziston një program i tërë i lidhur me Universitetin e Kembrixhit ku kishte një numër studiuesish të tjerë që ndërtonin aplikacione të ngjashme”, tha ai.
“Pra, ne duhet të kuptojmë nëse ka pasur diçka të keqe në universitetin e Kembrixhit, që do të kërkojë një reagim më të fortë nga ne”.
Diku në seancë, z. Zuckerberg pranoi se ai besonte se ishte “e pashmangshme” që interneti do të kishte nevojë për rregulla të reja./Arbresh.info/
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...
“Ulja e çmimit të energjisë, më e madhja në 35 vite”, Rama: ...
BDI: Mickoski vazhdon të degradojë gjuhën shqipe
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija