Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të dielën se do të sjellë paqe dhe siguri në Irak dhe në zonat që nuk janë nën kontrollin turk, në Siri, duke thënë se organizatat terroristë që veprojnë atje, duhen eliminuar.
Këto deklarata presidenti turk i bëri duke folur në provincën juglindore të Musit, ku kishte shkuar për të përkujtuar përvjetorin e betejës së Manzikertit, të vitit 1071.
“Nuk është rastësi që vendet e vetme në Siri ku siguria dhe paqja janë vendosur tashmë, janë ato nën kontrollin e Turqisë. Dashtë zoti, ne do të vendosim të njëjtin paqe edhe në pjesë të tjera të Sirisë. Dashtë zoti, ne do të sjellim të njëjtën paqe në Irak, ku organizatat terroriste janë aktive”, tha Erdogan.
Turqia, e cila ka mbështetur disa grupe rebele në Siri, ka punuar me Rusinë, e cila mbështet Presidentin sirian Bashar al Assad, dhe Iranin, për një zgjidhje politike të krizës atje.
Enklava e Idlib-it, e mbajtur nga rebelët, është një strehë për civilët dhe rebelët e zhvendosur nga zona të tjera të Sirisë, si dhe për forcat e fuqishme xhihadiste, por është goditur nga një valë sulmesh ajrore dhe granatimeve këtë muaj.
Sulmet paraqesin një prelud të mundshëm për një sulm me bazë të gjerë të qeverisë siriane, gjë të cilën Turqia e ka kritikuar dhe ka thënë se do të ishte katastrofike nëse ndodhte./tch/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës