Google ADS

Zotimi i Trump për t’u tërhequr nga Siria është një premtim bosh

22:28 | 6 Prill 2018
Trina Galanxhi

Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria duket një premtim që e merr era, tha Dr Bassam Abu Abdallah, drejtor i Qendrës për Studime Strategjike në Universitetin e Damaskut, duke shtuar se operacioni i koalicionit të udhëhequr nga SHBA në Siri dhe veçanërisht Raqqa , rezultoi në shkatërrimin e infrastrukturës së rajonit.

“Ne jemi mësuar me Presidentin e SHBA-ve, i cili ka bërë shumë deklarata që kurrë nuk janë bërë realitet”, tha ai për mediar ruse, transmeton portali arbresh.info

“Prania e forcave të armatosura amerikane në Siri ka shkaktuar shkatërrimin e infrastrukturës”, theksoi ai.

Sipas tij plani amerikan për çlirimin e Raqqës është një shembull i shkatërrimit të qëllimshëm.

Më 29 mars, Presidenti Trump tha: “Ne e kemi mposhtur ISIS-in, prandaj do të tërhiqemi nga Siria”.

Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar se nuk është në dijeni të planit të Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme