Google ADS

Zonja e Parë e Ukrainës teston pozitive për koronavirus

08:03 | 13 Qershor 2020
Arbresh.info

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka rezultuar pozitive për koronavirus.

42-vjeçarja, ka shtuar që bashkëshorti i saj, presidenti Volodymyr Zelensky dhe dy fëmijët e tyre janë negativë, transmeton portali arbresh.info.

“Sot kam pranuar rezultatin pozitiv për COVID-19”, shkruan ajo në Facebook.

Të enjten, autoritetet ukrainase thanë se kishte pasur një rritje “alarmante” të rasteve të koronavirusit, pasi vendi ka lehtësuar masat kufizuese.

Të premten, vendi i ish-Sovjetikut raportoi 29.753 raste dhe 870 vdekje.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje zyrtarëve që urgjentisht të përcaktojnë arsyen e një goditjeje në raste të reja.

“Vetëm vëzhgimi i masave të sigurisë do të na mbrojë nga kërcënimi për t’u sëmurë dhe shpëtuar ekonominë tonë nga karantina”, tha ai.

Zonja e Parë tha se ndihej mirë dhe ishte në vetë-izolim.

Ajo tha se testi pozitiv ishte një surprizë pasi ajo dhe burri i saj janë përpjekur të ndjekin rregullat e distancës sociale dhe të mbroheshin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme