Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, ka arritur në Europën Lindore për një udhëtim katër ditorë.
Biden do të takohet me udhëheqës kombëtarë dhe trupa amerikane, si dhe prindër, fëmijë, edukatorë dhe punonjës të ndihmës ukrainas të zhvendosur në Rumani dhe Sllovaki, transmeton portal arbresh.info
Ajo e filloi vizitën e saj të premten duke përshëndetur dhe shërbyer ushqim për trupat e vendosura në një bazë ajrore rumune.
Të dielën, ajo pritet të kalojë Ditën e Nënës me nënat refugjate dhe fëmijët e tyre në Kosice, një qytet kufitar në Sllovakinë lindore.
Vizita shënon një tjetër angazhim diplomatik të profilit të lartë nga SHBA në rajon, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Ukrainë javën e kaluar.
Presidenti Biden vizitoi Poloninë në mars./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...