Zonja e parë e SHBA-së shërohet nga COVID-19

17:38 | 21 Gusht 2022
E.H

Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden është shëruar nga COVID-19, pas izolimit prej pesë ditësh.

“Pas izolimit për pesë ditë dhe marrjes së rezultateve negative nga dy teste të njëpasnjëshme të COVID-19, Zonja e Parë do të niset nga Karolina e Jugut për në Delaware”, tha drejtoresha së saj e komunikimit, Elizabeth Alexander.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se zonja e parë kishte rezultuar pozitive dhe po përjetonte simptoma të buta, shkruan CNN transmeton arbresh.info.

Vetë presidenti Joe Biden gjithashtu u shërua kohët e fundit nga virusi.

Gjatë izolimit, zonja e parë po punonte për planifikimin për sezonin e ardhshëm të vjeshtës për punën e saj si profesoreshë angleze në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme