Zonja e Parë e SHBA-së në Sllovaki: Zemrat e amerikanëve janë me nënat e Ukrainës

13:58 | 8 Maj 2022
KRG

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jil Biden, sot u takua me refugjatët ukrainas  të cilët gjenden në lindje të shtetit të Sllovakisë.

Biden foli me anëtarët e familjeve të refugjatëve dhe vullnetarët në qendrën e refugjatëve në qytetin e Kosices, në ditën e fundit të turneut katër ditor në Rumani dhe Sllovaki.

Në qytetin e Kosices, janë të strehuar mbi 400 mijë refugjatë ukrainas, të cilët kanë kaluar kufirin që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Zemrat e amerikanëve janë me nënat e Ukrainës”, tha ajo, duke uruar të gjitha gratë e shkollës me rastin e “Dita e Nënës”, raporton Reuters, përcjell arbresh.info.

Jill pritet të largohet nga  shteti i Sllovakisë të hënën, ndërsa dy ditët e parë të turneut katër ditor, qëndrojë në Rumani.

Ndërsa Burri i saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sot do të zhvillojë takim me liderët e G7, ku pritet që me anë të një videokonfrencë të merr pjesë poashtu edhe presidenti i shtetit të Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. /arbresh.info/

Të ngjashme