Zonja e Parë e Francës rezulton pozitiv me COVID-19

13:51 | 9 Janar 2021
Arbresh.info

Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testin e parë të kryer në fund të dhjetorit.

Sipas radios Evropa 1, arbresh.info transmeton se, Brigitte rezultoi pozitive në testin e kryer me 24 dhjetor.

Pasi nuk kishte simptoma ajo u testua edhe dy herë të tjera më 30 dhe 31 dhjetor ku rezultoi negativ.

Presidenti Emmanuel Macron, ka qenë në vetë izolim pasi ka rezultuar pozitiv më 17 dhjetor, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme