Një zjarr duket se ka filluar në ndërtesën ku gjenden zyrat e një kompanie minierash qymyri, në provincën Shanxi.
Raportohet nga mediat se zjarri shpërtheu të enjten në mëngjes, prej të cilit mbetën të vdekur të paktën 25 persona.
Shkaku pse ndërtesën e kanë kapluar flakët nuk dihet ende dhe është nën hetime, përcjell Telegrafi.
Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 63 persona, 51 prej të cilëve u shtruan në spital.
#BREAKING: 11 people have been confirmed dead after a #fire broke out in a building at a Shanxi coal company in Luliang today. The #incident occurred around 6:50 AM. As of now, 63 people have been evacuated, with 51 receiving medical attention at a local hospital. Rescue efforts… pic.twitter.com/f0v5ZQdXcR
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) November 16, 2023
Një video e postuar në Weibo, konfirmoi me anë të pamjeve, se ndërtesa e cila ishte në flakë, ishte po ajo e kompanisë së minierave të qymyrit.
Minierat shpesh ndalojnë punën për inspektime sigurie, për faktin se janë nën vëzhgim, në rast aksidenti.
Ky nuk është aksidenti i vetëm në minierat e provincës Shanx, pasi edhe në gusht mbetën të vrarë 11 persona, si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri.
Sipas mediave, në shkurt si pasojë e një shembjeje në minierë, mbetën të bllokuar më shumë se 50 minatorë.
Kjo detyroi që prodhimi të ndalohej për një hetim zyrtar, gjë që rezultoi në humbje ekonomike prej më shumë se 204 milionë juanë (27.99 milionë dollarë).
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty