Zjarri i madh që shpërtheu në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të ishullit të strehoheshin në shkolla dhe stadiume të mbyllura, pasi u evakuuan me anije private nga fshatrat bregdetare dhe vendpushimet.
Mijëra kaluan natën në plazhe dhe rrugë.
Shumë njerëz u larguan nga hotelet kur flakët e mëdha arritën në fshatrat bregdetare të Kiotari, Gennadi, Pefki, Lindos, Lardos dhe Kalathos.
Turistët tregojnë tmerrin e përjetuar kur panë flakët të vinin dhe policia u tha të evakuoheshin.
Pasi kishin bërë gati çantat, zjarri ishte në gjysmë të rrugës poshtë kodrës.
Akoma më e frikshme situata u bë kur, ndërsa po largoheshin, rezervuari i naftës shpërtheu dhe hoteli u rrafshua.
“Brigada e zjarrfikësve tha se 19 000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë dhe hotelet, duke e quajtur atë transportin më të madh të banorëve dhe turistëve që ka kryer Greqia. Vullnetarët janë absolutisht të mahnitshëm, të gjitha furnizimet që sollën janë thjesht të jashtëzakonshme”, tha njëri prej turistëve të evakuuar.
Ndërsa një tjetër e përshkruan situatën më të frikshme të jetës së tij, por tani i kanë ikur së keqes, janë të të sigurt.
Tre operatorë turistikë anuluan fluturimet që niseshin për në Rodos, i cili shtrihet në juglindje të Greqisë kontinentale dhe është i njohur për detet e ngrohta dhe vendet e lashta.
Qytetarë francezë, gjermanë, holandezë dhe britanikë ishin midis turistëve në Rodos, i cili, siç tha një hotelier, mund të presë 150 000 vizitorë në të njëjtën kohë në sezonin e pikut, kur popullsia rezidente e ishullit është rreth 125 000.
Por, ka prej turistëve që janë të zhgënjyer nga menaxhimi në hotel, pasi zjarri filloi të martwn dhe edhe pse retë e tymit po afroheshin, njerëzit e hotelit thoshin “nuk ka gjw dhe mos u panikosni.
Në fakt, e kundërta ndodhi.
Fatmirësisht, nuk ka pasur raportime për viktima, ndërsa zjarrfikësit, të mbështetur nga avionët që hodhën ujë, luftuan në tre fronte të dielën, duke ngritur pengesa që parandalojnë përhapjen e flakëve në pyll të dendur apo kërcënimin e zonave të banuara./A2/
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu