Të paktën 66 persona kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur për shkak të zjarrin që ka rënë në një naftësjellës në qendër të Meksikës, njoftoi sot guvernatori i shtetit të Hidalgos ku ka ndodhur kjo katastrofë, Omar Fayad.
“Bilanci që kemi marrë para disa minutash është 66 persona të vdekur dhe 76 të plagosur”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Meksiko, ku ka takuar presidentin meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.
Zjarri ra në rajonin e Tlahuelilipanit, në shtetin e Hidalgos, rreth 100 kilometra në veri të Meksikos.
Një rrjedhje në naftësjellës kishte tërhequr dhjetëra banorë që kishin ardhur të mblidhnin karburantin të pajisur me kova.
Pak orë më pas, imazhet në medie tregonin zjarrin dhe njerëz të tmerruar që largoheshin dhe thërrisnin për ndihmë duke ulëritur.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës