Zjarri në Hermits Peak dhe Calf Canyon ka shkatërruar dhe djegur qindra shtëpi dhe rreth 300,000 hektar tokë gjatë javëve të fundit, duke e bërë këtë zjarr më shkatërrimtarin në historinë e këtij shteti.
Terreni malor i pjerrët, temperaturat e larta dhe lagështia e ulët po e bëjnë edhe më të vështirë përpjekjen e mbi 2,000 zjarrfikësve, të cilët po mundohen që ta shuajnë zjarrin, shkruajnë mediat e huaja.
Zjarri në Hermits Peak filloi në ditën e 6 prillit, kur një zjarr i vogël në Pyllin Kombëtar të Santa Fe doli nga kontrolli i zjarrfikësve për shkak të disa erërave të pa pritura.
Zjarri në Calf Canyon filloi rreth 2 javë më vonë, ku pastaj me 22 prill vetëm se u afrua dhe bashkua me zjarrin në Hermits Peak.
Erërat e fuqishme po u pamundësojnë aeroplanëve zjarrfikës të fluturojnë mbi zjarr dhe ta fikin atë, ndërsa terreni i pjerrët po e ngadalëson avancimin e zjarrfikësve në tokë./telegrafi
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...