Një grup njerëzish ka hyrë në ndërtesën e komunës Kensington në Londër gjatë protestave të mbajtura për shkak të shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë shumëkatëshe në të cilën humbën jetën të paktën 30 persona.
Demonstruesit kanë thirrur “Duam drejtësi”, derisa kanë depërtuar drejt ndërtesës së komunës ku ata janë pritur nga policia.
Pas takimit me të mbijetuarit pranë Grenfell Tower, Theresa May njoftoi për një fond në mënyrë që të furnizohen me ushqim, rroba dhe kosta tjera banorët që kanë ngelur pa shtëpi, transmeton portali arbresh.info
AP ka raportuar se kryeministrja e Britanisë së Madhe nuk ka pranuar të flasë më të mbijetuarit, ndërsa ka shtuar se është e përqendruar në sigurimin dhe mbështetjen për ta.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?