Dhjetëra shërbime emergjente dhe 40 automjete të zjarrfikësve janë në aksion për të shuar zjarrin në rrugën kryesore Simmeringer në Vjenë, aktualisht janë pesë persona të lënduar transmeton arbresh.info
Një zjarr në çatinë e shumë shtëpive në Vjenë-Simmering u përhap të shtunën në mëngjes. Disa pjese te kulmit janë shembur edhe pse shume shërbime emergjente dhe zjarrfikës ishin ne aksion për te ndaluar zjarrin. Vetëm pese persona janë të lënduar dhe janë dërguar menjëherë në spital me dyshimin se kanë thithur tymin e helmuar.
Nder të plagosurit është edhe një grua e moshuar 87 vjeçare dhe një familje katër anëtaresh. Shkaku i zjarrit qe shqetësoi pothuajse një pjese te Vjenës ende nuk dihet. Sipas departamentit të zjarrfikësve zjarri ishte i nivelit të 5.
Shtëpitë dhe zona rreth sheshit janë evakuuar. “Ju lutem të shmangni zonën,” shkroi policia e Vjenës në Twitter, e cila mbështeti operacionin me 50 zyrtarë në aksion./arbresh.info/
Lexuesi i portalit Arbresh.info ka dërguar disa pamje nga vendngjarja:
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...