Google ADS

Zjarri i madh në Slloveni shkatërron 1.000 hektarë pyje

21:47 | 21 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Rajoni Kras i Sllovenisë të mërkurën u përfshi nga një zjarr i madh pyjor, i cili nga fundi i ditës është vënë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sharec konfirmoi të mërkurën se në terren ishin mbi 1.000 zjarrfikës dhe se ishin evakuuar banorët e fshatrave përreth.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob deklaroi në televizionin shtetëror se zjarri ishte shtrirë në 1.000 hektarë të sipërfaqes pyjore.

Ai tha se zjarri ishte vënë në kontroll dhe se nuk kishte prekur asnjë shtëpi.

Zjarrfikësit sllovenë vazhduan me shuarjen e zjarrit në dy lokacione të izoluara ndërsa shumica e banorëve që u evakuuan të mërkurën, u kthyen në shtëpitë e tyre.

Zjarri nga ana italiane u shtri në rajonin slloven Kras. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe zjarrfikësit e Kroacisë fqinje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme