Një zjarrfikës ka humbur jetën në Mexico City, përderisa përpiqej të fikte një reklamë pornografike në një reklamë të qytetit.
Reklamat e qytetit ishin hakuar dhe si pasojë në to janë shfaqur video pornografike për një kohë, transmeton portali arbresh.info.
Alvaro Jimenez Gonzalez ka pësuar një rënie fatale nga reklama e qytetit rreth orës 5 sipas kohës lokale.
Mediat e lokale kanë raportuar se reklama ka qenë rreth 20 metra e lartë dhe se Gonzales nuk ka përdorur parzmore në atë kohë.
Viktima fillimisht është dërguar në spital, por pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Në të njejtën kohë, 2km më larg nga vendi ku Gonzalez kishte pësuar aksident, një tjetër reklamë në autostradën Perifico ishte hakuar.
Autoritetet kanë kërkuar nga kompania e marketingut që të përforcojë masat e sigurisë për të shmangur një përsëritje të incidentit që i morri jetën një zjarrëfiksi./Arbresh.info
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...