Zjarret në pyje, që shkatërruan disa pjesë të Indonezisë këtë vit, i kushtuan vendit 5,2 miliardë dollarë, deklaroi Banka Botërore në një raport.
“Dëmet totale dhe humbjet ekonomike, si rezultat i zjarreve më shkatërrues të pyjeve që nga viti 2015, janë të barabarta me rreth 0,5% të PBB-së së Indonezisë dhe mund të zvogëlojnë rritjen në vitet 2019 dhe 2020 përkatësisht me 0,09 dhe 0,05 pikë përqindjeje”, theksoi Banka Botërore.
Në raport thuhet se më shumë se 620000 hektarë me pyje, një zonë nëntë herë më e madhe se madhësia e Xhakartës, u dogj mes muajve janar dhe shtator në tetë provinca, kryesisht në ishujt Sumatra dhe Borneo.
Më shumë se 900000 persona raportuan sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, 12 aeroportet kombëtare ndaluan operacionet, dhe qindra shkolla në Indonezi, Malajzi dhe Singapor u desh të mbylleshin përkohësisht.
Zjarret në pyje janë një rrezik vjetor në Indonezi, dhe tymi shpesh prek Singaporin, Malajzinë dhe Tajlandën, duke e çuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme./tsot/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...