Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se zjarret e fundit në Greqi dhe Turqi, si dhe përmbytjet në Belgjikë dhe Gjermani janë “kujtues të mprehtë” të kërcënimit të ndryshimit të klimës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, Borrell u shpreh se raporti i ri i përgatitur më 9 gusht nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) nën strukturën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka nënvizuar se sa e kërcënojnë njerëzimin ndryshimet klimatike.
Përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë, zjarret në Greqi, Turqi ose në bregdetin perëndimor në Amerikën Veriore janë “kujtues të mprehtë” të seriozitetit të kërcënimit, deklaroi Borrell i cili vuri në dukje se raporti i IPCC-së tregon urgjencën absolute për të ndërprerë emisionet e gazeve serë.
“Ndryshimi i klimës me pasojat kryesore gjeopolitike, është problemi i vetëm dhe më kërcënues i sigurisë në historinë e njerëzimit”, vlerësoi Borrell duke shtuar se 10 vitet e ardhshme do të jenë përcaktues për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë, ashtu siç e nevojit Marrëveshja e Parisit 2015.
– Objektivi i ri do të ketë efekte globale
Duke iu referuar ligjit të ri të klimës, Borrell rikujtoi se objektivi i BE-së për zvogëlimin e emetimit të gazit serë në vitin 2030 është rritur në 55 për qind nga 40 për qind që ishte në vitin 1990.
“Do të jetë një detyrë e vështirë. Emetimet e gazit serë të BE-së në vitin 2019 ranë në 24 për qind që nga viti 1990. Kjo nënkupton se në vitet 2020 duhet të zvogëlojmë emetimet tona më shumë se sa kemi bërë në 30 vitet e mëparshme”, tha Borrell, i cili vuri në dukje se objektivi i ri do të ketë efekte globale.
Borrell tha se nuk është vetëm SHBA-ja që u kthye në Marrëveshjen e Parisit, por është pranuar që “duhet të bëhet më shumë” edhe nga Kina, Rusia dhe vendet e tjera. Ai shtoi se kjo vendosmëri duhet të tregohet në samitin i cili do të zhvillohet në nëntor në Glasgow.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare