Beteja me zjarret vijon në Mesdhe, me Francën dhe Spanjën që janë shndërruar në frontet e reja të luftës. Mijëra vetë janë evakuuar që prej të hënës në Francën Juglindore, për t’i shpëtuar flakëve që po përparojnë më shpejtësi. Më i prekuri rajoni bregdetar i Var, veçanërisht rreth fshatrave Grimaud dhe La Môle, pranë Saint Tropez.
Rreth 750 zjarrfikës dhe avionë po përpiqen të shuajnë flakët në kushte shumë të vështira, me temperatura të lara dhe erëra të forta. Gati 5 mijë hektarë pyje janë djegur dhe rreth 100 banesa janë dëmtuar.
Vlerësohet si katastrofike situata më zjarret në Spanjë. Zjarrfikësit po luftojnë kundër flakëve më të mëdha të vitit për të katërtën ditë radhazi, ndërsa era po ja vështirëson punën.
Mijëra persona janë evakuuar nga banesat e tyre për tu mbrojtur nga zjarret pyjore që kanë shkatërruar të paktën 15 mijë hektarë tokë që prej së shtunës, të nxitura edhe nga vala ekstreme e të nxehtit.
Zjarri që nisi në Navalacruz, në rajonin e Avila, një zonë rurale 120 km larg Madridit, kur një automjet shpërtheu në flakë në një autostradë gjatë së shtunës duke detyruar evakuimin e 8 fshatërave. Rreth 1 mijë zjarrfikës, përfshirë 140 pjesëtarë të personelit ushtarak, bashkë me avionë dhe helikopterë, janë mobilizuar për shuarjen e flakëve./express/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad