Zjarret në Portugali dhe Spanjë: Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

20:16 | 16 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Një varg zjarresh në Portugalinë qendrore dhe në veri, ka lënë të vdekur 31 persona.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 145 zjarrfikës janë duke u ballafaquar me zjarrin, transmeton portali arbresh.info

Zjarret që kanë shpërthyer në veti të vendit, në kufi me rajonin e Galisicisë të Spanjës, pretentohet se kanë lënë të vdekur tre të vdekur.

Kushtet u përkeqësuan edhe më shumë pasi Uragani Ofelia, me erëra të forta, përhapi flakët edhe më shumë.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në Portugali, ndërsa për 15 raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Mediat lokale thonë se shumë njerëz janë duke munguar, përfshirë edhe një fëmijë 1 muajsh.

Në Spanjë, dy nga viktimat u gjetën në një makinë të djegur në një cep të rrugës.

Sipas meterologëve parashikohet se gjatë ditës së hënë të bie shi.

Veriu i Portugalisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme./arbresh.info/

_98337047_31fb0603-ef51-4628-a74b-f9577a41da90 _98337405_935515e8-e4b4-4beb-8fba-4da260d8c215 _98339745_ebaa01d9-6df4-4608-86dd-931a5955ad6f

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme