Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar dhe qindra shtëpi janë shkatërruar pasi zjarret u përhapën në shtetin amerikan të Kolorados.
Siç shkruan BBc, zjarret po rriten me shpejtësi të madhe, teksa zyrtarë amerikanë thonë se nga to mund të ketë edhe viktima.
Rreth 30 mijë njerëz në qytetet e Louisville dhe Superior janë larguar nga shtëpitë e tyre të enjten, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Jared Polis.
Erërat deri në169 km/h po përfshijnë flakët në të gjithë rajonin pas një thatësire historike, ndërsa zjarret e mëparshme në Kolorado kanë qenë në zonat rurale, këto zjarre të fundit po ndodhin në më shumë pjesë periferike të shtetit.
Siç raportohet, disa zjarre u ndezën kur linjat e energjisë u rrëzuan nga erërat e forta dhe ato janë bërë shpejt zjarret më shkatërruese në historinë moderne të shtetit.
Rreth 370 shtëpi u dogjën nga flakët në perëndim të Superior dhe 210 humbën në zonën e qytetit të vjetër të Superior, tha sherifi i qarkut Boulder Joe Pelle./kk/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës