Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska N95 jashtë për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.
Nju Jorku do të fillojë shpërndarjen e maskave falas. Në Kanada, njerëzit duhet të mbajnë maskë nëse nuk qëndrojnë brenda.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se kushtet e rrezikshme të tymit pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku ka rreth 150 vatra zjarri. Më shumë se 15,000 banorë pritet të detyrohen të evakuohen, thanë zyrtarët të mërkurën, raporton BBC.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë një milion maska për banorët e shtetit të enjten. “Kjo është një situatë e përkohshme. Nuk është Covid,” tha ajo duke shtuar se autousët dhe trenat e qytetit kanë sistemi të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë.
Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) e klasifikoi cilësinë e ajrit në pjesën më të madhe të verilindjes si “të pashëndetshme” veçanërisht për njerëzit me probleme të frymëmarrjes. Të mërkurën, shkollat në Uashington DC anuluan aktivitetet në natyrë pasi nivelet e cilësisë së ajrit u etiketuan “kodi i kuq”./abcnews.al
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...